“Nuk jemi gati për dialog serioz, nuk kemi ekip ekspertësh, zakonisht negociatori nuk duhet të jetë politikan, supozoj se do të jetë Ivica Daçiq”, ka thënë analisti politik Dushan Janjiq.
Sipas tij, të gjitha qeveritë në Serbi që nga koha e ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, janë duke “mashtruara popullin serb, se Kosova është pjesë e Serbisë”.
“Po, në hartë dhe zyrtarisht e ligjërisht, por në realitet Kosova është një territor nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës”, ka theksuar Janjiq.
Më tej, ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndoshta është negociatori kryesor dhe i vetëm në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Por Janiq ka thënë se “në Kosovë ka institucione, një ekip negociator, një këshill ekspertësh, është e qartë se qeveria [e Kosovës] merret me negociatat me Beogradin”.
Sipas tij, në Serbi nuk ka një adresë të qartë se kush merret me dialogun.
“Nuk e di kush merret me të, duhet të jetë Petari. Petkoviq, ka edhe zyrë për zbatimin e marrëveshjes”, ka përfunduar analisti serb për N1 transmeton Portali Dukagjini.