Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi sipas drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiq, duhet të bisedohet “me serbët e Kosovës, jo vetëm me Listën Serbe, por edhe me shqiptarët nga Serbia, në mënyrë që në fund të atij procesi të organizohet një konferencë ndërkombëtare”.
Jannjiq, siç shkruan media serbe “Danas” Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e detyrueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, që do të thotë se është obligim edhe politik edhe juridik.
“Ata që udhëheqin negociatat ende nuk e kanë kuptuar se ky është obligim i tyre moral dhe social ndaj shoqërisë në Kosovë dhe asaj në Serbi… Formati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendosur në bazë të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nuk mund të ndryshohet derisa rezoluta është e vlefshme”, ka thënë Janjiq.
Janjiq beson se formati i bisedimeve dypalëshe në kuadër të dialogut, me shumë përgatitje dhe humbje kohe, kaherë është shpenzuar, që është një nga arsyet e krizës dhe thekson se i gjithë procesi zhvillohet në mënyrë burokratike dhe pa ndjenjën e realitetit. Sipas tij, ndryshimi do të pasojë, gjë që shihet edhe nga përfshirja aktive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.
“…Do të ketë një grupim të temave dhe aplikimi i tryezave të rrumbullakëta ku do të duhet të dëgjohet mendimi i Kishës Ortodokse Serbe dhe propozimi i saj për një marrëveshje për trashëgiminë kulturore të serbëve”, ka thënë Janjiq.
Më tej, Janjiq paralajmëroi se rreziku i konfliktit është i lartë dhe real, por jo si një konflikt i gjerë i armatosur, por në kuptimin e “akteve terroriste të lokalizuara dhe kontrollit të grupeve kriminale dhe paraushtarake mbi disa territore”.
“Aktualisht rreziku është më i madh nga pala serbe, prandaj bisedimet me NATO-n janë shumë të dobishme, sepse Serbia duhet t’i çmontojë strukturat e tilla, por kjo nuk do të thotë shpërbërja e mbrojtjes civile, por kthimi i serbëve në mbrojtje civile dhe në polici”, ka shtuar ai.