Janjiq për sulmin ndaj Policisë në veri: Është akt terrorist

"Ky është një akt terrorist sepse janë sulmuar zyrtarë të një shteti..."

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë në veri të Kosovës është akt terrorist. Ai ka shtuar se ky sulm është një nga ngjarjet që mund të shkaktojnë konflikte më të gjera.

Siç shkruan “N1”, Janjiq ka thënë se është e rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet, duke ritheksuar se sulmi ndaj zyrtarëve policorë është akt terrorist.

“…ky është një akt terrorist sepse janë sulmuar zyrtarë të një shteti… Prishtina flet për një motiv politik. Beogradi duhet të përgjigjet më saktë, më qartë përmes shërbimeve të presidentit, të dërgojë një pjesë të ekipeve nga pjesa tjetër e vijës administrative dhe të kontaktojë drejtpërdrejt me KFOR-in… Ne duhet të diskutojmë paketën e sigurisë, Beogradi refuzon ta diskutojë atë”, ka thënë Janjiq.

Ndërkaq, një pjesëtar i grupit kriminal serb ka mbetur i vrarë nga Policia e Kosovës në zonën e fshatit Banjska në veri, konkretisht afër manastirit.

Sipas policisë, kjo ka ardhur pasi janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen sulmeve të bandave kriminale, të cilat ende po e sulmojnë policinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika