Janjiq për takimin Kurti-Vuçiq-Scholz: S’do të prodhojë asnjë rezultat

Themeluesi i forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, Dushan Janjiq ka thënë se asnjë rezultat nuk do të prodhojë takimi mes Kurtit, Vuçiç, Lajçak dhe Scholz-it

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

Takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, nuk do të prodhojë asnjë rezultat.

Kështu ka thënë kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq, i cili beson se takimi i së mërkurës nuk mund të kontribuojë për asgjë.

“E kuptoj se njerëzit mund të jenë të uritur për tregime, që në njëfarë mënyrë gjithçka ta vendosin në kontekstin e konfliktit në Ukrainë dhe kthesën e Serbisë nga Rusia për në BE, por këta harrojnë se Serbia ka ndjekur këtë shteg që nga viti 2001, dhe kjo rrugë s’e ka çuar kurrë askund”, ka thënë Janjiq, raporton e përditshmja serbe “Danas”.

Sipas tij, nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet as të Albin Kurtit dhe as të Aleksandër Vuçiq që mund të shërbente si indikator për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

Katër maji pritet të jetë një datë e takimeve të rëndësishme.

Nikoqir do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz, ndërsa ngjarja do të zhvillohet në Berlin.

Në kryeqendrën gjermane, do të shkojnë kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin e Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Scholz të dy i ka ftuar në vizita të veçanta.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigjie për RTV Dukagjinin ka thënë se Kurti, do të jetë i pari që takon kancelarin gjerman Scholz, ku do të flasin për raportet në mes Kosovës dhe Gjermanisë, situatën në Ukrainë dhe çështjet rajonale.

Të njëjtat tema do t’i bashkëbisedojë edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Stanos, ky takim synon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi në Berlin, i ftuar edhe Miroslav Lajçak

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika