Janjiq: Vuçiq e ka pranuar njohjen e Kosovës

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

Analisti serb, Duash Janjiq ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka pranuar njohjen duke iu referuar kapitulli të katër të bisedimeve për planin evropian.

“Vuçiç, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb, përfundimi i diskutimeve është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk do ta trajtojë më Kosovën duke thënë ‘ashtuquajtura Republika e Kosovës’, por do të përdorë termin, Republika e Kosovës”, ak thënë Janjiq për “Euronews Albania”.

Janjiq tha se me këtë veprim Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 10 vitet e ardhshme.

“Arritja e marrëveshjes duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, para se të bëhet njohja. Është e vështirë, por mendoj, duke pasur parasysh realitetin, nëse njihet realiteti, unë nuk e pranoj që të ketë bllokime, por mund të arrihet për 1 vit. Duhet të hapen dyert e organizatave për anëtarësimin e Kosovës. Duhet anëtarësim në OKB. Vetëm kështu mund të vijë normalizimi i marrëdhënieve dhe Serbia të bëhet anëtare e BE-së në 10 vitet e ardhshme”, ka theksuar Janjiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika