Japin dorëheqje 10 prokurorë të komunitetit serb në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Të hënën, kanë ofruar dorëheqje 10 prokurorë të komunitetit serb në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

KPK





Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se, të hënën, është njoftuar për dorëheqjen e 10 prokurorëve të komunitetit serb në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar, pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.​

Të dielën e 6 nëntorit, pas përfundimit të protestës së organizuar nga Lista Serbe në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore, policët serbë kanë filluar të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në stacionin policor në veri, duke thënë se këtë largim e kanë bërë për arsye “personale e morale”.

Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini që kanë qenë duke raportuar për ngjarjet në veri të vendit, kanë siguruar dokumentin ku shihet dorëheqja e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës.

“Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes.

Po ashtu, përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur dorëheqje të punonjësve të komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës.

Policia e Kosovës, gjithashtu, ka njoftuar se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, dhe se të gjitha veprimet do t’i ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese.

Pas dorëzimit të dorëheqjeve, një numër i zyrtarëve policorë serbë të punësuar në Policinë e Kosovës, tashmë kanë dorëzuar edhe armët në nënstacionin policor të Zveçanit.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqjet.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika