Japonezit i humbet USB-ja me të dhënat personale të të gjithë qytetit

Një punëtor në Japoni, pas punës kishte dalë të çlodhej pas një jave shumë të ngarkuar, pas kësaj nate e cila zgjati shumë, personit në fjalë i humbi një kartë memorie (USB), që përmbante informacione të rëndësishme

Ilustrim

Një burrë rreth të 40-tave, identiteti i të cilit nuk dihet, e vendosi kartën e memories në çantën e tij pasi doli në mbrëmje në qytetin Amagasaki, në veriperëndim të Osakës.

Kishin kaluar disa orë duke pirë në një lokal përpara se të humbiste përfundimisht në rrugë, raportuan mediat lokale.

Pak më vonë, ai kuptoi se i mungonte çanta dhe karta e memories.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se karta e memories, përfshinte të gjithë emrat, datat e lindjes dhe adresat e të gjithë banorëve të atij qyteti. Në USB, gjithashtu, kishte informacione shumë të ndjeshme, duke përfshirë detajet tatimore, numrat e llogarive bankare dhe informacione për familjet që marrin sigurime shoqërore.

Por, fati me sa duket ishte në anën e 40-vjeçarit, pasi zyrtarët e vendit kanë thënë se të dhënat që janë në kartën e memories janë të koduara dhe të kyçura me një fjalëkalim, dhe se deri më tani askush nuk kishte tentuar të futej në aksesin e informacioneve.

Zyrtari i qytetit Amagasaki në një konferencë për shtyp, kërkoi falje për këtë incident, duke u përkulur për falje drejtuar banorëve.

“Na vjen thellësisht keq që kemi dëmtuar thellësisht besimin e publikut në administrimin e qytetit,” ka thënë një zyrtar i qytetit Amagasaki në një konferencë për shtyp.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika