Japonia i dhuron pajisje mjekësore spitaleve të Kosovës

Qeveria e Japonisë u ka dhuruar spitaleve të Kosovës pajisje mjekësore. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë pranimit të këtij donacioni, ka falënderuar shtetin japonez për pajisjet në katër spitalet rajonale, duke e konsideruar si transformim të infrastrukturës spitalore në Kosovë

Pamje nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shteti i Japonisë i ka dhuruar spitaleve të Kosovës pajisje mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka falënderuar Qeverinë japoneze për përkrahjen ndaj institucioneve dhe popullit të Kosovës.

Këtë falënderim, ministri Latifi e bëri në ceremoninë e pranimit të pajisjeve mjekësore, të cilat janë donacion nga Qeveria e Japonisë për Spitalin e Përgjithshëm, “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

“Sot po pranojmë një mbështetje të jashtëzakonshme, kësaj radhe, përmes grandit të Qeverisë së Japonisë, janë siguruar: DIAGNOSTIC ULTRASOUND SYSTEM –Xario 200G MODEL CUS-X200G. Përpos Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicë, përfitues janë edhe Spitali i Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt, grand ky i cili ka sjellë në Kosovë pajisje që nga viti 2021”, ka deklaruar ministri Latifi.

Sipas ministrit Latifi, ky kontribut do ta përmirësojë dukshëm infrastrukturën spitalore në këto katër spitale rajonale, ndërsa pacientëve do t’u lehtësohet shërbimi mjekësor. Latifi pranimin e këtyre pajisjeve e cilëson si një transformim të infrastrukturës spitalore në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika