Japonia mposht Gjermaninë, shkruan histori pas Arabisë Saudite

Kombëtarja e Japonisë ka arritur të triumfojë duke përmbysur rezultatin ndaj Gjermanisë në duelin e Grupit E të Kupës së Botës

Foto ilustrim





Japonia ka arritur ta mposhtë Gjermanin duke e tronditur me dy gola në Kampionatin Botëror të Katarit.

Golin e dytë vendimtar të fitores e shënoi japonezi Takuma Asano, i cili ishte shumë i shpejtë në arritjen e golit për kombëtaren e tij.

Golin e parë kombëtarja japoneze e ka shënuar në minutën e 75-të për rezultatin 1:1, golin për japonezët e shënoi Ritsu Doan

Ndërsa, Gjermania kishte arritur të shënojë golin e parë ndaj Japonisë në minutën e 33-të, nëpërmjet mesfushorit Ilkay Guendogan. Guendogan shënoi nga penalltia, të cilën e fitoi David Raum.

Pamje nga përfundimi i ndeshjes Gjermani – Japoni, triumfuese kombëtarja japoneze

İlkay Gündogan shënon golin e tij të parë në turneun më të madh të futbollit me penalltinë e pestë në Kupën e Botës në dhjetë ndeshje.

Kjo ndeshje ishte një nga paraqitjet më të mira të kombëtares japoneze, duke mposhtur Gjermaninë e cila ishte fituese katër herë e Kupës së Botës.

Po ashtu, kjo është paraqitja e 20-të e Gjermanisë në Kampionatin Botëror.

Kombëtarja gjermane do të luajë ndeshjen e radhës më 27 nëntor kundër kombëtares spanjolle.

Ndërsa, kombëtarja japoneze ndeshjen e radhës do ta ketë më 1 dhjetor, po ashtu kundër Spanjës.





Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika