Jasharaj i pakënaqur me 50 eurot e Kurtit: Greva në arsim vazhdon

Pavarësisht pakos së re që prezantoi kryeministri Kurti, e cila përfshin mbështjete për sektorin publik me nga 50 euro deri në fund të vitit, Jasharaj nuk është pajtuar. Kryetari i SBAShK-ut ka thënë se greva do të vazhdojë

Kryetari i SBAShKU-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj para se të filloj takimin me presidenten, Vjosa Osmani ka thënë se greva do të vazhdoj pavarësisht pakos së rë që prezantoi kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Pakoja e re përfshin mbështetjen për sektorin publik me nga 50 euro deri në fund të vitit.

Rrahman Jasharj ka thënë se janë optimist që presidentja Osmani do të japë kontributin e saj në mënyrë që dialogu të jetë i vërtetë.

“Deri më tani ky dialog ka përfunduar dhe ky vendim sot është një amshëm pa u konsultuar me sindikatat. Greva vazhdon”, tha Jasharaj.

Gjatë të shtunës së 3 shtatorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sindikatat e arsimit. Osmani është takuar gjithashtu me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, të Këshillit të Nxënësve dhe përfaqësues nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika