“Tendenca të papara në këtë kohë për të bërë përçarje të grevës por është unike, shantazhe me përçarje nuk arrihet asgjë greva nuk thyhet dot”, ka reaguar ndajë ndyrjes së Qeverisë Kurti për ta përçarë grevën Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj ka treguar pse i është drejtuar kryeministri Albin Kurti me fjalën vëlla, “është traditë e shqiptarit, kur bisedohet diçka nga zemra t’i drejtohet me fjalën vëlla”.
Sipas tij, vendimi i anëtarësi së SBASHK-ut është që qeveria të lëvizë se 50 euro janë të pakos dhe nuk është në përputhje me kërkesat e anëtarësi SBASHK-ut.
Ai gjithashtu ka treguar pse ka lindur kërkesa për 100 euro “ ka dalë gjatë rrugëtimit tonë sepse ligji i pagave na ishte premtuar se do të vijë në Kuvendin e Kosovës me 31 mars, gjë që nuk ka ndodhur dhe jemi në fund të vitit dhe për ligjin nuk jemi të informuar asgjë”.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për takimin e së martës në mes Këshillit Grevist dhe Kryeministrit Kurti se Qeveria e Kurtit nuk ka bërë asnjë lëvizje milimetërshe.
Një shkollë në komunën e Gjakovës, drejtoresha e të cilës ka bërë të ditur në Debat Plus të RTV Dukagjini se mësimi do të fillojë që nesër, ka bërë që kryetari Jashari të pyetet nëse greva po fillon të përçahet. Jashari ka thënë se sindikata nuk ka mekanizma dënues për vendimet që marrin mësimdhënësit.
“Në Sindikat ka demokraci dhe ne nuk kemi urdhra të prerë. Cilido që e sheh veten se duhet të fillojë mësimi e ka këtë të drejtë dhe ne nuk kemi mjet ndëshkues dhe as mundësi për presione që janë bërë e po bëhen me vizita, e me tendenca që dhe prindërit t’i kemi në shkolla madje edhe t’i cakojnë se cilën lëndë do të japin”, ka thënë Jashari.
Deklaratat e të ftuarëve në Debat Plus se Rrahman Jashari nuk është person i PAN-it por i PDK-së kanë nxitur reagimin e Jasharajt përmes një lidhje telefonike direkte në RTV Dukagjini. Jashari ka kërkuar që analistët të përmbahen me deklaratat e tyre ngase në të kundërt, me të njëjtat do të përballen në gjykatë.
“Më 2 prill nuk do të më votonin po të isha njeri i PAN-it apo i PDK-së sepse në SBASHK, ka anëtarsi nga të gjitha parti”, ka bërë të ditur Jasharaj.
Kryetari Jasharaj ka deklaruar se përgjatë mbrëmjes të së martës, përkatësisht në orën 20:00 është mbajtur një takim online me kryetarët e niveleve komunale
Përgjatë të martës, në emisionin FIVE të RTV Dukagjini, Nexhat Llumnica nga Këshilli Grevist ka deklaruar se Kryeministrit Kurti i kishin ofruar një opsion të dytë prej 80 eurosh deri në miratimin e ligjit të pagave e njëherësh, edhe në ndalimin e grevës. Por, sipas tij Kurti nuk kishte lëvizur nga oferta e tij prej 50 eurosh. Lidhur me këtë, kryetari Jashari ka thënë se “me kryeministrin nuk kemi fol shifra”.
“Në takimin me kryeministrin nuk kemi përmendur shifra, por e kemi lutur çuditërisht si vëlla dhe kryeministre”, ka thënë Jasharaj.