Jasharaj: Punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se përkundër shkëputjes sipas tij të njëanshme të Kontratës Kolektive, nga Ministria e Arsimit, punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin ato benefite

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kukturës, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive, ndonëse sipas tij, ishte shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit.

Sipas Jasharajt, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm, dhe si e tillë, nuk ka bazë ligjore. Të njëjtën thotë se duhet ta bëjnë të dyja palët, përndryshe s’ka vlerë juridike.

Teksa ka folur për kontratën kolektive, Jasharaj thotë se mësimdhënësit vazhdojnë t’i marrin benefitet që i ka ajo. Thotë se kjo është dëshmuar edhe me vendim të Gjykatës.

“Ishte një informatë e saj e njëanshme e cila nuk ka asnjë efekt, ngase kontrata e thotë qartë se anulim të kontratës njëanshme nuk mund të ndodh. Po, sepse komunat as në të kaluarën nuk e kanë bërë këtë gjë të tillë, hatri i kontratës apo i respektit ndaj punëtorëve të arsimit. Të gjitha benefitet nga kontrata janë arritur dhe disa prej tyre i kanë dërguar edhe në Gjykatë dhe të gjitha lëndët janë fituar. Kontrata mbetet në fuqi, ngase po them nuk ka të drejtës, edhe ne nëse do të ishim në situatë ta këpusim, nuk do të kemi të drejtës, sepse duhet të pajtohen të dyja palët”, thotë ai.

Jasharaj ka pasur kritika për vendimin për kompensim të orëve të humbura shkaku i grevës. Edhe këtë vendim, Jasharaj e konsideron si anti-ligjor.

“Zonja Nagavci mbase duke e mbajtur atë hidhërimin e grevës, jo vetëm këtë por e mori edhe atë vendimin e njëanshëm për kompensimin e orëve edhe pse kontrata e thotë qartë se kompensim të orëve nuk ka dhe nënshkrues nga njëra anë është MAShTI dhe nga ana tjetër jemi ne, dhe ne nuk mund ta shkelim kontratën, por neni 31 i kontratës e lë mundësinë që thotë që ‘përveç nëse arrihet ndonjë marrëveshje e veçantë’, dhe kjo marrëveshje e tillë nuk arrihet dhe u bënë sa kohë që ende nuk kemi pasur asnjë takim me zonjën Nagavci, edhe pse i kemi dërguar shkresë për një gjë e tillë”, u shpreh Jasharaj.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë dialogu me ta, përkundër kërkesave të vazhdueshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika