Jashari ndan mirënjohje për kontingjentin e FSK-së që mori pjesë në një mision të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, me rastin e përfundimit me sukses të rotacionit të Operacionit INTERFLEX, të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, priti kontingjentin e FSK-së, i cili ka përfunduar misionin.

Me këtë rast, KOMFSK falënderoi kontingjentin për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin gjatë shërbimit në këtë mision.

Jashari potencoi që ky kontingjent ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundur dhe si rezultat po vazhdohet edhe me kontingjente të tjera.

Në fund, KOMFSK ndau mirënjohje për kontingjentin për performancë të dalluar.

“Operacioni INTERFLEX është operacion shumëkombësh me qëllim të përgatitjes dhe aftësimit të ushtrisë ukrainase në luftën e tyre për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial ndaj agresionit rus.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Gjatë këtij mision gjashtëmujor (Janar-Korrik 2024), pjesëtarët tanë së bashku me ushtarakë të Ushtrisë Britanike kanë qenë të angazhuar si instruktorë në trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në detyra të ndryshme luftarake.”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika