Jashari: Nëse miratohet paga minimale, e bllokojmë punën e Kuvendit

Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, ka deklaruar se nëse miratohet ligji për pagën minimale, veteranët do të bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës

Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse miratohet ligji për pagën minimale, veteranët do ta bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se nga Osmani kanë kërkuar që të mos e dekretojë ligjin aktual për pagën minimale, që i lë veteranët jashtë.

 “I dini qëndrimet e organizatave të dala nga lufta, kërkesat nga degët që i kemi në tërë komunat e Kosovës dhe qëndrimi i përbashkët i joni është që të mbajmë protestë dhe të bllokojmë tutje punën e parlamentit. Dhe ne i shprehëm gjithë shqetësimet tona, ia shprehëm gjithë ato çfarë patëm për t’i thënë presidentes. I bëmë kërkesë në kompetencat e saj që mos ta nënshkruajë një ligj të tillë i cili diskriminon kategorinë shumë të veçantë, kategorinë që ka dhënë shumë në luftën e lavdishme të UÇK në këtë rast veteranët e luftës”, tha ai.

Jashari tha se përveç rrugëve ligjore, veteranët do ta kundërshtojnë ligjin për pagën minimale edhe me protesta, dhe se nuk do t’i lejojnë deputetët e Kuvendit të hyjnë brenda objektit.

“Dhe po besoj edhe në përputhje me ligjet që janë në zbatueshmëri në Qeverinë e Kosovës, e që ka plot shkelje, për këto kategori, dhe i them se do t’i shfrytëzojmë gjitha rrugët ligjore por gjithsesi do ta kundërshtojmë edhe me protestë siç e kemi marrë vendimin që edhe të bllokojmë deputetet që të mos futen në parlament ku kanë fyer skajshmërisht veteranët e luftës, kur dolën edhe përgjimet se biseduam edhe për ato”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika