Jashari për krerët e UÇK-së në Speciale: Shpresoj të përfundojë ky proces politik, Kosova ka nevojë për ta

"Unë besoj dhe do të ishte e duhur që ky proces, anipse është politik, i njëanshëm e i padrejtë dhe nuk gjykohen ata që është dashur të gjykohen, të përfundojë sa më parë"

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, duhet të kthehen, “pasi Kosova ka shumë nevojë për ta”.

Jashari shpreson që procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës të përfundojë sa më parë dhe krerët e UÇK-së të lirohen e të kthehen në vendin e tyre të pafajshëm.

“Unë besoj dhe do të ishte e duhur që ky proces, anipse është politik, i njëanshëm e i padrejtë dhe nuk gjykohen ata që është dashur të gjykohen, të përfundojë sa më parë. Dhe të jepet epilogu përfundimtar dhe besoj dhe shpresoj që të gjitha ata që gjinden padrejtësisht, pra krerët e UÇK-së, do të lirohen, do të kthehen të pafajshëm në vendin e tyre, për të cilin kanë kontribuuar, për të cilin kanë qenë të gatshëm të japin jetën. Por, t’i kthehen edhe familjes dhe gjithsesi Kosovë, e cila ka shumë nevojë për ta”, ka thënë Jashari në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika