Jashari për rastin e Faton Hajrizit: Serbia po na mban në terr informativ, po bëhet “show”

Avokati, Arbër Jashari ka thënë se sa më shumë që vonohet trupi i Faton Hajrizit, aq më shumë do ngriten dyshime për këtë rast.

“Sa më shumë që Serbia të vonojë me procedurat, do të ketë mjegullira. Ne nuk kemi besim në institucionet e Serbisë për këtë edhe komunikimi jonë nuk është i shëndoshë, komplikohen gjërat e kjo jep më së shumti ndikim në familjen e Faton Hajrizi. Nuk janë sqaruar gjërat, Serbia me gjasë e ka ndërmend të vonojë edhe disa ditë kthimin e kufomës”, ka deklaruar Jashari.

Në emisionin “FIVE”, Jashari ka thënë se trupi i Hajrizit duhet të kthehet tek familjarët.

“Sipas legjislacionit kudo në botë, kufoma i kthehet familjarëve pasi të kryhet obduksioni, kjo ka ndodhur edhe në kohë të luftëravve e lëre më që tashmë shtetet janë të konsoliduara. Serbia ose po i zvarrit qëllimshëm procedurat ose nuk është sqaruar mjaftueshëm për identifikimin e trupit të tij”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se ky rast po mbahet në terr informativ nga ana e Serbisë dhe se njerëzit e ndryshëm po bëjnë show me këtë rast përmes konspiracioneve.

Edhe avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se është krijuar një mjegullirë e madhe sa i përket rastit të Faton Hajrizit.

Smakiqi në emisionin “FIVE” ka thënë se ende nuk ka ndonjë dokument zyrtar që e vërteton se trupi është i Faton Hajrizit dhe kjo është e dhimbshme për familjarët.

Ai ka kritikuar avokatin, Arianit Koci duke thënë se nuk ka dhënë informacione të plota në lidhje me rastin pasi siç thotë ai ende nuk dihet se kush i ka kërkuar strishot e nënës së Faton Hajrizit dhe kush i ka marrë.

“Ne ende nuk e dimë a janë kërkuar ato strisho nga hetuesit apo kush. Identifikimi i viktimave bëhet nga mjekësia ligjore, jemi në mjegull për këtë rast. Nuk e dimë kush ia kërkoi strishon avokatit Arianit Koci dhe kujt ia dha. Ende nuk e dimë kujt janë ato shenja të gishtërinjve a janë në automjet, a janë sa ka qenë gjallë, a po të kufomës. Ne duhet të sigurohemi a kanë qenë shenjat e gishtërinjve sa ka qenë gjallë apo të kufomës, nuk e dimë kush ia kërkoi apo kujt ia dha”, ka thënë Smakiqi.

Faton Hajrizi, shtetas kosovar, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Në orët e para të 18 korrikut, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Sot, Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se kërkesa e autoriteteve serbe që të merret strishoja e gojës së nënës së Faton Hajrizit tashmë është plotësuar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka njoftuar se nëna e Hajrizit tashmë është me të rrugës për Skënderaj.

“Koci ka theksuar se nuk ka më arsye që të mos lirohet trupi i tij posa të kryhet analiza e nevojshme. Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!”, tha ai.

Autoritetet serbe ditë më parë kishin kërkuar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, për shkak se sipas tyre shenjat e gishtave nuk përputheshin plotësisht.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika