Jashari: Shtetin tonë nuk mund ta cenojë askush nga Serbia, jemi të gatshëm t’i dalim zot vendit

Bekim Jashari ka thënë se Serbia nuk mund ta cenojë asnjëherë Kosovën dhe se vendi ynë është i gatshëm të mbrohet nga çdokush

Bekim Jasharit, biri i heroit kombëtar Hamëz Jashari





Ish-kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ai i ka përkrahur vendimet e shtetit të Kosovës, duke thënë se “shtrirja e sovranitetit shtetëror në çdo cep të territorit është obligim që duhet realizuar medoemos”.

Jashari është shprehur se askush nga Serbia nuk mundet ta cenojë shtetin e Kosovës, teksa ka shtuar se Kosova është e gatshme të mbrohet nga çdokush.

“Shtetin tonë nuk mund të kërcënojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka thënë ai.

Biri i heroit kombëtar, Hamëz Jashari, theksoi se Kosova ka bërë mjaft kompromise të “dhimbshme në emër të ruajtjes së paqes, stabilitetit rajonal dhe miqësisë ndërkombëtare”.

“Me të drejtat që ua kemi garantuar me kushtetutë komuniteteve pakicë, kemi dhënë shembull në Evropë dhe botë sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave në shkollim, punësim, pjesëmarrje në qeverisje etj”, vijoi ai.

Jashari kërkoi që barrikadat e vendosura në veri të largohen menjëherë.

Ai foli edhe për rolin e partnerëve ndërkombëtarë duke thënë se duhet ta shohin politikën destruktive të Serbisë dhe “atyre që ende jetojnë me iluzione e propaganda të Millosheviqit të cilat rrezikojnë stabilitetin e Ballkanit dhe me gjerë”, teksa shtoi se spektri politik në Kosovë duhet të jetë i unifikuar dhe të koordinohet me partnerët si ShBA dhe shtetet e Evropës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika