Java e 24 me ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Pejë

Pritet të ketë takime interesante priten në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës ë FBK

Takime interesante priten në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Trepça – Rahoveci është përsëritja e gjysmëfinales së Kupës, ku mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin.

Ndërkohë, mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore e 20 humbje.

Takimi i dytë i së shtunës zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Kuqezinjtë synojnë “Play-off”-in dhe numërojnë tetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e parë me 17 fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja e vetme e ditës së diel është mes skuadrave prizrenase Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Takimi pritet të jetë interesant në derbin e qytetit.

Ponte është në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, kurse Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 13 humbje.

Ajka është për në fund. Derbi verdhezi zhvillohet të martën, ku përballën Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ylli ka 17 fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët kanë 16 fitore e shtatë humbje, andaj pritet një super përballje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika