Java e 27-të e Superligës së Kosovës vjen me derb në mes të rivalëve të vjetër

Java e 27-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa derbi zhvillohet mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Dritës. Pejanët janë favoritë, pasi kanë 17 fitore dhe nëntë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 26 humbje, në po aq takime, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.

Ndeshja e dytë zhvillohet mes rivalëve lokalë, Prizreni 16 dhe Bashkimi.

Basketbollistët e Prizrenit 16 kanë 15 fitore dhe 11 humbje, ndërsa Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 16 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë dhe kërkojnë të hyjnë në zonën e “Play-off”-it, pasi kanë një pikë më pak se Rahoveci.

Të dielën do të zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Trepça e pret Prishtinën në derbin e vjetër të Superligës, pas triumfit në Kupën e Kosovës - Sinjali

Prishtinasit kanë 13 fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kanë 18 fitore e tetë humbje. Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje.

Sfida e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Vreshtarët kanë 11 fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 20 fitore e gjashtë humbje.

Rahovecasit ndodhen në vendin e gjashtë, kurse kampionët në vendin e parë.

Art Motion Superliga – Java 27

Art Motion Superliga – Java 27

E premte

17:00 Peja – Drita

E shtunë

20:30 Bashkimi – Prizreni 16

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Trepça

20:30 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika