Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it – Uliks Gjonaj

Për më shumë se 20 orë xhirim, është realizuar dokumentari i emëruar “Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it- Uliks Gjonaj”, në të cilin kishte pjestarë të Policisë së Kosovës dhe FSK-së, bashkangjitur këtu edhe 13 vajza që u bënë pjesë e trajnimit për vetëmbrojtje. Gjithë këtë dokumentar e ka xhiruar ekipi i emisionit “Radar”, me Edita Dolin, në RTV Dukagjini

Java e Ferrit me trajnerin e SWAT-it, Uliks Gjonaj





Për gjashtë ditë me radhë, disa pjestarë të Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, e më pas edhe 13 vajza, u bënë pjesë e trajnimit për vetëmbrojtje, ku e sfiduan veten në limitet më ekstreme nga instruktori i forcave elitare botërore SWAT, Uliks Gjonaj. Gjithçka u xhirua nga ekipi i emisionit “Radar”, me Edita Doli, në RTV Dukagjini.

Nga mbi 20 orë xhirim, u realizua një dokumentar i cili me të drejtë u emërua “Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it – Uliks Gjonaj”, ku u pasqyrua e gjithë rruga e mundimshme me sfidat ekstreme në temperatura minimale e me pak gjumë.

E të mërkurën e 12 Tetorit, në studion e Radio Dukagjinit në emisionin “Radar” me Edita Doli, mysafir special ishte instruktori i SWAT-it Uliks Gjonaj, i cili foli për këtë përvojë. Ai komplimentoi të gjithë pjesmarrësit në këtë trajnim, veçanarisht grupin e vajzave për të cilat tha se e kanë befasuar me forcën dhe trimërinë.

“Më keni befasuar. Tash e tutje “Never give up”, sepse ju jeni të përgatitura për çdo situatë. Nuk guxoni të thuani se nuk guxojmë, sepse ju tashmë jeni të gatshme për çdo luftë” ka thënë Gjonaj.

Edhe grupi i 13 vajzave pjesë e këtij tranimi të cilat u certifikuan nga instruktori Gjonaj, gjatë emisionit “Radar”, u shprehën të lumtura për mundësinë që i është dhënë të jenë pjesë e kësaj eksperience. Ato u shprehen falenderuese për mësimet që kanë marr për taktikat vetëmbrojtëse, sidomos siç thanë, në këto kohë që shumë shpesh po ndodhin raste të dhunës ndaj grave.

Në studio ishte edhe ekipi i “Radarit” të RTV Dukagjini, që kanë punuar për të realizuar dokumentarin nga ky trajnim, gazetari Liridon Llozani, kameramanët Diamant Maxharraj, Endrit Krasniqi dhe Enkelej Shaljani. Ata kanë folur për këtë eksperiencë duke përmendur momentet më të vështira të këtij trajnimi. Sipas tyre ata që duan të jenë pjesë e trajnimeve të tilla duhet të shtrëngohen fort kur të kenë punë me Uliksin.

Puna e instruktorit të forcave elitare botërore SWAT, Uliks Gjonaj për këtë trajnim ka qenë vullnetare, pa pagesë. Ai ka thënë se këtë e ka bërë vetëm për të kontribuuar për të rinjtë dhe të rejat në Kosovë e Shqipëri dhe në shërbim të Kombit e shoqërisë.

Të gjithë pjesmarrësit në këtë trajnim janë certifikuar nga instruktori i SWAT-it Uliks Gjonaj, por jo njejtë, pasi jo të gjithë kanë qenë të suksseshëm.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin “Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it – Uliks Gjonaj”, realizuar nga “Radar” – RTV Dukagjini.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika