Java e parë e vjeshtës me kushte të ndryshueshme meteorologjike

Mot i ndryshueshëm është parashikuar të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë. Vranësira, diell dhe reshje shiu pritet të ketë në ditët në vijim, ndërkaq temepraturat minimale do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius dhe ato maksimale deri në 22 gradë Celsius

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që java e parë e stinës së vjeshtës do të ketë kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Ditën e hënë të 26 shtatorit parashikohet të mbajë mot me vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës do të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar.

Edhe ditën e martë të 27 shtatorit parashihet të mbajë mot i ngjashëm, ku pos reshjeve, parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

E mërkura e 28 shtatorit do të ketë vranësira më të theksuara dhe më pak reshje, të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin.

Ndërsa të enjten e 29 shtatorit dhe të premten e 30 shtatorit moti do të jetë më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të sillen prej 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22 gradë Celsius.

Era do të fryejë deri në mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Grafika e temperaturave për të hënën dhe të martën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika