Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka prezantuar sot në një konferencë për media gjetjet e monitorimit të tri javëve të fushatës zgjedhore, duke shprehur shqetësim për rritjen e përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes.
Sipas Violeta Haxhollit nga DnV, vetëm gjatë javës së tretë të fushatës janë evidentuar 48 raste ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes në aktivitetet e tyre.
Ajo tha se në total, në tri javë fushatë, janë regjistruar 623 raste të gjuhës së urrejtjes në hapësirën online, me një pjesë të madhe të tyre të shpërndara përmes videove të publikuara nga partitë politike.
“Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtës është përkeqësuar në javën e tret të fushatës. Vëzhguesit e DnV vetëm këtë javë i kanë evidentuar 48 raste ku partitë pulitke kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nëpër aktivitete e tyre”.
“Gjatë tri javën të fushatës në total janë evidentuar 623 rate ku në hapësirën oleine është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht në videot e shpërndara nga partitë polititke. Po ashtu edhe nga palët e treta, lajmet të pa vërteta dhe dezinformomi që rrezikojnë integritetin e fushatës. Nga 232 raste të hapësirës online 37 për qind e rasteve i targetojnë gratë e subjekteve politike fatkeqësisht”, ka thënë ajo.
Haxholli tha se DnV ka monitoruar gjithashtu 152 portale apo media online, ku janë identifikuar rreth 130 mijë komente, prej tyre, 6 për qind përmbajnë gjuhë të urrejtjes drejtuar subjekteve politike.
Ajo shtoi se më së shumti kjo gjuhë është përdorur kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, i cili ka qenë shënjestër në 7 për qind të komenteve nxitëse. Pas tij renditen kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës me 5 për qind, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 4 për qind dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës po ashtu me 4 për qind.
“DnV ka monitoruar edhe 152 portale apo media online. Ku janë identifikuar 130 mijë komente të bëra, ku 6 për qind e tyre përbejnë gjuhë të urrejtjes drejtuar subjekteve politike. Krahasimisht më së shumti gjuhë e urrejtës është përdorur ndaj kandidatit të VV për kryeministër me 7 për qind komenteve drejtuar atij. Pasura nga kandidati i PDK-së me 5 për qind, i AAK me 4 për qind dhe kandidati i LDK me 4 për qind të komenteve që përbejnë gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes”, ka thënë ajo.
Përveç përdorimit të gjuhës së urrejtjes, DnV ka shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e organizuar të nxënësve në aktivitetet zgjedhore.
“Fatkeqësisht gjatë kësaj jave kemi pasur me shumë raste të pjesëmarrjes të organizuar të nxënësve. Vëzhguesit e DnV vëtëm këtë javë kanë evidentuar deri në 7 raste të reja të organizuar”, ka thënë ajo,