“Javë e rëndësishme në Strasbourg”, Knaus optimist se AP-ja do të votojë pro Kosovës në KiE

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai pohoi se Strasburgun e pret javë e rëndësishme gjatë të cilës do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai pohoi se Strasburgun e pret javë e rëndësishme gjatë të cilës do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në një video shpjeguese, ai tha se “Kosova ka pritur shumë gjatë këtë moment dhe është inkurajuar nga vota të rëndëishme në Asamblenë e Parisit javë më parë”.

“Javë e rëndësishme në Strasburg, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës. Ka arsye për të qenë optimist se demokracia e fundit evropiane që nuk është ende në Këshillin e Evropës do t’i bashkohet së shpejti. Në interes të të drejtave të njeriut të të gjithëve”, shkruan Knaus në X.

“Anëtarësimi i Kosovës nënkupton mbrojtje për kosovarët dhe serbët e Kosovës për të pasur qasje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut dhe nënkupton njohje e statusit të demokracisë multietnike, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika