Jehona Lushaku, është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruasë në Lidhjen Demokratike të Kosoës (LDK).
Të mërkurën e 13 korrikut, janë mbajtur zgjedhjet për kryetaren e Forumit Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kreu i kësaj partie falënderoi drejtueset e deritashme të këtij forumi për angazhimin në sukseset e fundit të LDK-së.
Abdixhiku ka prezentuar formulën me të cilën LDK-ja do të ecë përpara që sipas tij kjo është vetëm atëherë kur burrat edhe gratë e partisë do të shpijnë së bashku përpara vizionin rugovist.
Sipas tij, partia që drejton është e interesuar që në vendimmarrje të jenë të përfshira edhe gratë.
Ish-kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirie Kajtazi, ka numruar kontributet e këtij organizimi partiak në ngritjen e çështjeve të barazisë gjinore ndërsa shprehu besimin se edhe udhëheqësia e re do të vazhdojë me te njëjtën rrugë
Kajtazi ka thënë, se çdo ligj so ta trajtojmë me dhe veperimi politik do të trajtohet edhe në aspektitin gjinor, “siç kemi trajtuar deri tani duke qenë pjesë e hartimit të tyre të pjesëve më vitale. Pakoja e ligjeve të të drejtave të njeriut, puna jonë e drejtpërdrejt në strategjinë për të drejtat pronësore dhe shumë e shumë çështje të tjera të cilat qoftë në rolin e deputetit, qoftë si Forum i Gruas i kemi bërë së bashku. LDK dhe Kosova nga kjo do të kuptojë benefitet e diversitetit gjinor në politikbërie dhe jetën shoqërore në përgjithësi. Gratë çdo ditë e më shumë po marrin besimin e zgjedhësve, ju lutem ta përdorni drejt atë besim”.
Kuvendi i tetë zgjedhor i Forumit të Gruas vijoi punimet pa praninë e mediave. Këtë kuvend zgjedhor e kanë përshëndetur edhe përfaqësues të partive si motra dhe organizatave të tjera politike evropiane.