“Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve”, Nikçi shpalos detaje për plagosjen në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar për se janë arrestuar dy të dyshuarit për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Komunën e Klinës.

Sipas informatave katër viktimat janë vëllezër, por që arsyet që kanë çuar deri të konflikti ende nuk janë të ditura për Prokurorin e Policinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar se pas një operacioni intensiv janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuarit gjatë orëve të mesnatës. Nikçi njoftoi se Prokurori i Shtetit është duke përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Fillimisht janë arrestuar dy persona pas mesnatës, të  njëjtit janë ndaluar për 48 –orë. Dhe Prokurori I Shtetit është duke përpiluar kërkesën për paraburgim. Ka dhënë autorizime shtesë për Policinë e Kosovës për sigurimin e provave të tjera përpos ato të siguruara në vendin e ngjarjes. Seanca dëgjimore besoj që do të mbahet nesër në Gjykatën Themelore të Pejës. Dhe gjatë seancës do të paraqitet kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Si prokurori, jemi në fazën e grumbullimit të të gjitha informatave për të kuptuar rrethanat tjera se si ka ndodhur kjo ngjarje, jemi të rezervuar”, deklaroi Nikçi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika