“Jemi në krizë”, Munishi ironizon me Giresse: Më mirë të luajmë në fushë të keqe

Pas rezultateve dëshpëruese në fillim të ciklit kualifikues për 'Euro 2024', trajneri i mirënjohur Ismet Munishi thotë se Kombëtarja e Kosovës është në krizë.

Në Budapest të Hungarisë, ‘Dardanët’ u mposhtën të hënën nga Bjellorusia me rezultat 2-1.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Ismet Munishi pretendoi se selektori Alain Giresse, nuk i njeh disa nga futbollistët e Kosovës.

“Zyrtarisht jemi në krizë. Gjysmën e futbollistëve nuk i njeh selektori i Kosovës, nuk i ka parë duke luajtur, nuk e dinë kush mund të luajë,” theksoi ai.

Munishi edhe ironizoi me Giresse duke thënë se “sot ishte fusha e mirë, më mirë të luajmë ndoshta në fushë të keqe.”

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika