“Jemi një hap larg zgjedhjeve” – Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Kurtit

“E para nuk ndihemi të tradhtuar se pse nuk kemi pasur marrëveshje. Nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje mes nesh. E vetmja marrëveshje është kjo e darkës," ka thënë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të japë dorëheqje.

“Meqenëse vullneti është i tij, ne jemi larg një vendim të zgjedhjeve. E vendimi i vetëm është dorëheqja, më pas bëhet shpërbërja”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, faji nuk është i Kuvendit të Kosovës, por është faji i qeverisë.

“Nuk është faji i kuvendit. Kuvendi i Kosovës është funksional, është i dobët po është reflektim i popullit. Faji është i qeverisë. Kryeministri është dorëhequr, po kërkon zgjedhje, por duke shpërndarë përgjegjësinë e tij”, tha Abdixhiku në T7.

Darka mes VV-së dhe PDK-së ia ka vërtetuar Abdixhikut se opozita nuk ka qenë asnjëherë një.

“Gjithmonë kam thënë se opozita nuk ka qenë asnjëherë një, darka mes Vetëvendosjes dhe PDK-së e ka vërtetuar këtë. Politika opozitare ka qenë që të lëmë 51%’shin të shihet se çfarë mund të bëjë. Vetëm falë politikës opozitare të LDK-së, kjo ka qenë rruga, se përndryshe boksa e rrahje kishin këta tjerët aty, jo ne. Falë politikës tonë u pa se çfarë mund të bëjë 51%’ shi e shihet që s’ka bërë asgjë”, shtoi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika