“Jemi shtrirë në tokë, nisën të thyheshin muret e llambat” – kosovari i mbijetuar në Turqi

Egzon Gjoni

“Kemi menduar që tërmet i vogël dhe ndalet, ia ka nisur me bërtit shoku im dhe jemi shtrirë përtoke, duke u mbajtur për njëri-tjetrin. Nisën të thyeshin muret, llambat. Kemi pritur të qetësohej gjendja, gjysmën e rrobave i kemi marrë, gjysmën jo”.

Kështu e ka rrëfyer momentin e goditjes së tërmetit, i mbijetuari nga Kosova, Egzon Gjoni, i cili bashkë me një ekip te mundjes nga Kosova, ishin duke qëndruar në hotel.

Gjoni, tutje, ka treguar se si e kanë ndihmuar një grua, e cila ishte bllokuar brenda hotelit.

“Duke dalë ka qenë një zonjë, kishte ngecur dhe kërkonte ndihmë nga ne. Te shkallët emergjente ka qenë një objekt i madh 80-100 kg, dhe nuk mundte të kalonte, e kemi kapur objektin, ajo ka kaluar përfundi. E kemi lëshuar objektin dhe kemi kaluar përmbi”, ka thënë ai.

Një moment tjetër i rrezikshëm ka qenë kur trajneri i tij është kthyer prapë në hotel për të marrë gjëra personale.

“Kemi dalë jashtë, në ato momente jemi larguar 30 metra larg hotelit dhe trajneri Zymberi është kthyer prapë t’i marrë rrobat. Pasi ka shkuar ka filluar tërmeti të dridhë edhe më fort. I humbëm shpresat thamë që u rrënuar”, ka thënë ai.

Gjoni ka treguar edhe për gjendjen pak minuta pas tërmetit dhe pasojat e tij.

“Ka pasur shumë persona që i kërkonin familjarët, nëna fëmijën, fëmija nënën”, ka treguar ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika