Jeni japonez prek nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan

Jeni japonez preku nivelin më të ulët të 32 viteve të fundit kundrejt dollarit amerikan pasi shifrat zyrtare treguan se çmimet ishin rritur më shpejt se sa pritej në Amerikë

Fotoilustrim





Jeni ra në 147.66 kundrejt dollarit amerikan përpara se të rifitonte terren, shkruan BBC.

Ministri japonez i financave Shunichi Suzuki tha se qeveria do të marrë “veprimet e duhura” kundër paqëndrueshmërisë së monedhës.

Në një lëvizje të rrallë muajin e kaluar, Japonia shpenzoi pothuajse 20 miliardë dollarë për të mbështetur monedhën në vështirësi të vendit.

Monedha japoneze është vënë nën presion në rritje muajt e fundit, kryesisht për shkak të qasjes të ndryshme të Bankës së Japonisë në krahasim me Rezervën Federale të SHBA.

Të enjten, shifrat zyrtare treguan se çmimet e konsumit në SHBA u rritën më shumë se sa pritej muajin e kaluar, në shenjë se lufta e inflacionit në ekonominë më të madhe në botë nuk ka mbaruar.

Inflacioni, norma me të cilën rriten çmimet, ishte 8.2% në 12 muaj deri në shtator, më pak se në muajin gusht 8.3%.

Japanese Yen

Rritja e çmimeve të konsumit në SHBA po shikohet nga afër ndërsa përpjekjet e Rezervës Federale për të frenuar inflacionin rrisin vlerën e dollarit si dhe kostot globale të huamarrjes.

Banka Qendrore e Amerikës ka rritur në mënyrë agresive normat e saj të interesit për të luftuar çmimet në rritje, gjë që e ka bërë dollarin më tërheqës për investitorët.

Ndërsa Banka e Japonisë i mbajti normat e interesit shumë më të ulëta.

Forca e dollarit në tregjet financiare globale po ndikon edhe në monedhat e tjera kryesore në mbarë botën, duke përfshirë paundin dhe euron.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika