Jennifer Lawrence rikthehet me dramën “Causeway”

Fituesja e çmimit Oscar Jennifer Lawrence luan një ushtare që lufton me PTSD dhe traumat e së kaluarës në "Causeway" , një dramë e cila shënon gjithashtu debutimin e yllit të Hollywood-it si producente

Jennifer Lawrence





“Causeway” është film dramatik psikologjik për një ushtare amerikane e cila vuan nga një dëmtim traumatik i trurit që i ndodhi gjatë shërbimit në Afganistan.

Me regji të Lila Neugebauer, filmi u xhirua para pandemisë COVID-19 dhe i dha fund pushimit të shkurtër të Lawrence nga aktrimi, shkruan AryNews.

Posteri i filmit “Causeway”

“Causeway” shënon gjithashtu filmin e parë të prodhuar nga kompania e Lawrence Excellent Cadaver. Filmi filloi prodhimin në vitin 2019, përpara se të mbyllej në mes të pandemisë dhe të rifillonte në vitin 2021.

Lynsey (Jennifer Lawrence) është një veterane lufte që vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik, e cila përpiqet të përshtatet me jetën e saj të re pas kthimit në vendlindjen e saj.

Ajo takohet me James, i cili po ashtu po përballet me traumën e të shkuarës, dhe ata gradualisht fillojnë të mbështeten tek njëri-tjetri për shoqëri si dhe ngushëllim.

Jennifer Lawrence (Lynsey) dhe Brian Tyree Henry (James)

“Causeway” pati premierën e tij në Festivalin e Filmit në Toronto 2022 më 10 shtator.

Filmi 92 minutësh do të dalë në kinema dhe do të jetë i gatshëm për t’u transmetuar në Apple TV+ më 4 nëntor.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika