Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u kurorëzuan me martesë një vit më parë, teksa ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram të tjera pamje nga dasma më e përfolur.
Këngëtarja 53-vjeçare ka publikuar fotot si nuse në faqen e internetit OnTheJLo.com.
Ylli i “Marry me” kishte veshur një vello të bardhë ndërsa grimi ishtë shumë i butë në tonalitetet e rozës. Flokët e saj ishin të tërhequra mbrapa ndërsa një detaj i veçantë në look ishin vathët me diamant dhe perla.
Lopez më pas postoi një foto të plotë të fustanit të saj kryesor të nusërisë – i cili kishte një bisht mbresëlënës, si dhe dy fustanet e tjer që kishte veshur në ditën e saj më të bukur. Veshjet e nusërisë së modës së lartë mund të kushtojnë diku nga 55,000 deri në 5 milionë dollarë.
Por Ralph Lauren kushton më shumë.
“Këto fustane fillojnë me rreth 500,000 dollarë secila sepse janë të qepura me dorë me materialet më të mira dhe padyshim kushtojnë më shumë nëse janë të zbukuruara me kristale dhe perla”, ka thënë një stiliste.
Kujtojmë se historia e dashurisë së çiftit nisi fillimisht pas takimit të tyre në vitin 2002.
Fatkeqësisht, romanca e parë e Lopez dhe Affleck ishte jetëshkurtër pasi u ndanë në vitin 2004 pas dy vitesh lidhje.
Megjithatë, në prill të vitit 2021, dyshja u panë së bashku për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke ndezur thashethemet për lidhje.
Disa muaj më vonë, ata dolën publikisht me romancën e tyre të rindezur.
Në korrik të vitit 2022, fansat u mahnitën kur dëgjuan për martesën e Lopez dhe Affleck.
Fatmirësisht, dyshja vetëm sa është bërë më e fortë që kur u martuan, dhe një vit më vonë, Lopez ka shënuar momentin historik të tyre me një postim në rrjetet sociale.
Të dielën, dy herë e nominuarja për “Grammy”, përdori llogarinë e saj në Instagram, për të përkujtuar rastin.
Postimi përmbante foto të papara nga dasma ekstravagante e Lopez dhe Affleck në gusht të vitit 2022.
Në foton e parë, çifti dukej i gëzuar ndërsa kishte veshur veshjet e tyre të dasmës.
Aktorja “Shotgun Wedding” kishte veshur një fustan të bardhë dhe vello, ndërsa burri i saj dukej më i dobët me një kostum të bardhë dhe papion të zi.
Menjëherë pasi Lopez ndau postimin, fansat dhe miqtë e famshëm shkuan në seksionin e komenteve për të uruar çiftin e bukur.
Një tjetër përdorues i ka uruar Jennifer Lopez përvjetorin e martesës, duke shtuar se të qenit me dashurinë e jetës ishte ndjenja më e mirë në botë.
Megjithatë, çifti fillimisht u martua më 16 korrik të vitit 2022, kur morën një licencë martese në Clark County të Nevadas.