Jep dorëheqje bashkudhëheqësi i Netflixit

Reed Hastings ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si bashkudhëheqës i Netflixit, i cili do të pasohet nga bashkëdrejtorët ekzekutivë, Greg Peters dhe Ted Sarandos dhe do të vazhdojë në kompani si kryetar ekzekutiv

Reed Hastings

Reed Hastings ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si bashkudhëheqës i Netflixit, kompani në të cilin ka kontribuuar për më shumë se 25 vjet.

Njoftimi i tij vjen teksa Netflixit i është rritur numri i abonuesve në fund të vitit të kaluar.

Për shkak të vështirësive ekonomike, shumë njerëz është parashikuar se do të hiqnin dorë nga shërbimet e Netflixit, raporton “The Guardian”.

Mirëpo platforma e ka përmbysur këtë trend, pasi i janë shtuar shtatë milionë përdorues të rinj, disa herë më shumë sesa e kanë parashikuar analistët.

“Viti 2022 ka qenë i vështirë, me një fillim të vrazhdë, por përfundim të ndritshëm”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

Largimi i Hastingut e lë Netflixin në një treg të ngarkuar, mirëpo me 231 milionë shikues në gjithë botën.

Kompania tani do të drejtohet nga Ted Sarandos dhe Greg Peters, të dy në pozita të larta ekzekutive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika