Jep dorëheqje drejtoresha për punë sociale në Prizren, akuzon kryetarin Totaj për kërcënime dhe shantazhe

Drejtoresha Për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashi, ka dhënë dorëheqje, teksa ka akuzuar kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për kërcënime dhe shantazhe

Drejtoresha për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashi

 

Drejtoresha Për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kabashi ka thënë se arsyeja e kësaj dorëheqjeje janë kërcënimet dhe shantazhet që sipas saj janë bërë nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Që nga ky moment po deklaroj se jap dorëheqje të parevokushme nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Prizren (DPMS) . Shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjta deri të premten në ora 13:20 minuta lidhur me një pagesë që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcënuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj”, ka shkruar Kabashi.

Ajo ka theksuar se pas “detyrimit” të nënshkrimit nën kërcënim brenda zyrës së kryetarit, ka njoftuar stacionin policor ku ka dhënë deklaratë në njësitin e krimeve ekonomike në Prizren për “këto parregullsi”.

Kabashi ka akuzuar kryetarin Totaj për burokraci dhe nepotizëm.

“Besova që kryetari Totaj pas emërimit do të jetë mbështetës dhe shtytës kryesor i mirëqeverisjes ndërsa ndodhi e kundërta si burokracia dhe nepotizmi”, shtoi ajo.

“Sigurisht që, kur e kam marrë detyrën , kam qenë e vetëdijshëm për sfida e vështirësi të natyrës së punës por për këto 10muaj nuk gjeta bashkëpunim dhe gatishmëri për punët që na pritnin në këtë drejtori. Përkundër faktit dhe kërkesave të mia të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin kërkesat e mia janë injoruar, ku kam pritur për 5muaj që vendimet ti nënshkruaj kryetari i komunës. Për 10muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim”, ka shkruar ajo.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika