Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i AKP-së

Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se në mbledhjen gjatë së mërkurës të Bordit të Drejtorëve, Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv.

Sipas njoftimit, Limani njoftoi zyrtarisht Bordin e Drejtorëve për vendimin e tij gjatë kësaj mbledhjeje. Ai ishte zgjedhur në këtë post në qershor të vitit 2022.

“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me ç‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime).

Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika