Hyrja e patriarkut serb në Mal të Zi, pa procedurë zyrtare, e ka dëmtuar shefin e policisë kufitare Vasko Akoviç.
Vasko Akoviç ka vendosur të heqë dorë nga pozita e shefit të policisë kufitare, përcjell mediumi malazias CDM.
Lajmin e ka bërë të ditur motra e Akoviç.
Përmes një postimi ajo është shprehur se, “Vëllai im Vasko Akoviç dha dorëheqjen sot sepse kolegët e tij, të cilët kishin atë shef, i punonin pas shpine dhe organizuan hyrjen e paligjshme të patriarkut në Mal të Zi pa procedurë zyrtare…”.
Lidhur me dorëheqjen e tij ka komentuar edhe kryetari i komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç.
Ai ka shprehur respektin e tij ndaj Akoviç për vendimin e marrë.
“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqje nga ajo pozitë, për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq ka hyrë në Mal të Zi dhe ka dalë me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.
“Regionalni šef granične policije Vasko Aković podnio je danas ostavku na to mjesto zbog toga što je patrijarh Crkve Srbije Porfirije Perić sa kompletnom delegacijom ušao i izašao iz Crne Gore bez ikakve kontrole i evidencije.”🇲🇪 Veliko poštovanje za ovog čovjeka! @MupCg @VladaCG
— Miodrag Vlahovic🇲🇪 (@Mico_Vlahovic) August 3, 2022
Nënshkruhet Marrëveshja Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe