Jep dorëheqje Pranvera Ejupi – Hajzeri, drejtoresha e Divizionit për Mbrojtjen Juridike për të akuzuarit potencial të Gjykatës Speciale, Ministria pretendon se e ka shkarkuar

Ministria e Drejtësisë pretendon se e ka shkarkuar drejtoreshën e DMJ-së, Pranvera Ejupi - Hajzeri, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ajo ka ofruar dorëheqjen e saj dhe se për këtë ka fakte

Portali D nga burime të sakta brenda Ministrisë së Drejtësisë, është informuar se Drejtoresha e Divizionit për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare të të Akuzuarve potencial pranë DhSK, Pranvera Ejupi- Hajzeri e cila kishte drejtuar për dy vite këtë divizion, ka dhënë dorëheqje.

Ejupi – Hajzeri për Portali D ka thënë se të premten e 20 majit ka dhënë dorëheqje duke dërguar edhe e-mail zyrtarë.

Mirëpo, Portali D ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e Ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva, i cili ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka liruar nga detyra, Paranvera Ejupi-Hajzeri, me pretekstin se kjo e fundit i ka tejkaluar kompetencat e saj.

Pranvera Ejupi – Hajzeri, ish-drejtoresha e Divizionit për Mbrojtjen Juridike për të akuzuarit potencial të Gjykatës Speciale

“Ministrja, dje [të premten] e ka liruar nga detyra ish-drejtoreshën Pranvera Ejupin”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me arsyet pse është shkarkuar Ejupi-Hajzeri, Pireva ka thënë se një gjë e tillë ka ndodhur “Për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe mos raportimit të saktë”.

Por, për çfarë tejkalimi kompetencash dhe për çfarë mos raportimi të drejtë dhe të saktë bëhet fjalë, Pireva nuk ishte i gatshëm të flasë më tej, por ka deklaruar se “vetëm kaq mund të them”.

Zëdhënsi i Ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva

Mirëpo, një vendim i tillë  i shkakrkimit të Ejupi – Hajzeri nuk ekziston në faqen zyrtare të ministrisë.

Ejupi – Hajzeri, për Portali D ka thënë se nuk është shkarkuar, përkundrazi ajo ka ofruar dorëheqjen e saj dhe për këtë ka dëshmi

“Unë kam e kam ofruar dorëheqjen time dje tek Ministrja Haxhiu”.

Ajo ka shtuar se “Nëse kishte pas Shkarkim ajo kishte nxjerr vendim dje[ të premten ]!”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika