Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post.

Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për ta rrëzuar atë nga posti, pasi ai qëndroi si president edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet presidenciale, rundin e parë të të cilave e fitoi kandidati i krahut të djathtë, prorusi Calin Georgescu.

Klaus tha më 10 shkurt se ai do të largohet nga posti i presidentit pas dy ditësh.

Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar atij të qëndronte në postin e presidentit edhe pas mandatit të tij, që i përfundoi në mesin e dhjetorit, për shkak të anulimit të zgjedhjeve.

Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet dy ditë para se të mbahej rundi i dytë mes Georgescut dhe kandidates proevropiane, Elena Lasaconi.

Gjykata citoi dokumente shtetërore që supozohet se tregonin që Georgescu, i cili garoi si kandidat i pavarur, kishte përfituar nga një fushatë e padrejtë në rrjetet sociale, që me gjasë ishte orkestruar nga Rusia.

Moska ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Rumani.

Zgjedhjet e reja presidenciale planifikohen të mbahen më 4 maj dhe nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën, rundi i dytë do të mbahet më 18 maj./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika