Jep dorëheqje u.d. së drejtorit të Minierës së Stantërgut

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bujar Jashari, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga detyra të premten, pas mbledhje së Bordit mbikëqyrës të Minierës së Trepçës, duke hedhur akuza për presion.

Kështu ka bërë të ditur Jashari, duke shtuar se ka qenë skenar i përgatitur që ai të dorëhiqet në takimin e Bordit.

“Pas takimit tim sot me Bordin Mbikëqyrës dhe mospajtushmerisë që kishim, unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Stantërgut. Më është kërkuar me dhënë dorëheqje dhe unë kam dhënë dorëheqje. Në njëfarë mënyre ka qenë skenari i përgatitur që nëse nuk dha dorëheqje me më shkarku. Por unë kam dhënë dorëheqje brenda atij takimi”, ka thënë Jashari, duke shtuar se takimi ka zgjatur veç 15 minuta, shkruan Koha.net.

Jashari thotë se është akuzuar se nuk po bën përpjekjet e duhura për t’i bindur minatorët të heqin dorë nga greva.

“Jam akuzuar që nuk po bëj përpjekjet e duhura sa duhet me i bind minatorët me heq dorë prej kërkesave të tyre dhe në një mënyrë më kanë kërkuar që me emër të identifikojë minatorët që janë futur në grevë. Se ata janë një numër i madh, pothuajse 700 punëtorë iu kanë bashkëngjitur grevës. Nuk kishim pajtueshmëri me Bordin dhe në fund kërkuan dorëheqje time”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika