Jep dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, kalon në IKSHPK

Faik Hoti ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëdhënësit në Ministrinë e Shëndetësisë. Angazhimin e tij e vazhdon në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Faik Hoti

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë dorëheqje nga pozita që e mbante.

Angazhimi i Hotit tashmë do të jetë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

” Dje kam përmbyllur një periudhë më shumë se 14 vjeçare të angazhimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjegjësi e detyra të ndryshme. Nga sot kam vazhduar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika