Jep dorëheqje zëvendësministrja e Arsimit

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku-Bërdyna, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për t'iu kthyer punës akademike në arsim dhe shkencë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku-Bërdyna, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, sipas saj, për t’iu kthyer punës akademike në arsim dhe shkencë.

Ajo ka shkruar në rrjetin social “Facebook” të martën e një gushtit se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se takimi përshëndetës ishte në frymë pozitive.

“Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim”, ka thënë Maloku.

Ajo tutje ka theksuar se është krenare për kontributin e dhënë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, rritjes e përfshirjes së vajzave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e të matematikës.

“U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë”, thuhet në statusin e saj.

Maloku kishte marrë pozitën e zëvendësministres së MASHTI-t më 27 maj të 2021-s.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika