Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri

Admir Abrija, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen nga posti këtë të mërkurë. Pas rreth 3 vitesh në këtë post të rëndësishëm, numri një i burgjeve në Shqipëri ka vendosur të japë dorëheqjen sepse do emërohet në një tjetër post

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Admir Abrija, ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Admir Abriajt nga posti i drejtorit të Burgjeve është komunikuar para disa ditësh.

Dorëheqja pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e këtij vendimi dhe se kush pritet ta zëvendësojë atë.

Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021, pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit, raporton NOA.

Dorëheqja e tij vjen disa javë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika