‘Jeta e barikaduar’ e shqiptarëve në fshatrat e Leposaviqit

Banorët e tri fshatrave shqiptare të Leposaviqit, Bistricë, Cerajë e Koshtovë, po bëjnë një jetë të vështirë pas vendosjes së barikadave gjithandej veriut. Banorët kanë rrëfyer për RTV Dukagjinin, se tash u duhet të bëjnë dhjetëra kilometra më shumë për të mbëritur nështëpitë e tyre

Një fshat në Komunën e Leposaviqit

Në Bistricë, në një prej fshatrave më të thella të banuara me shqiptarë në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi ka kultivuar dhjetëra koshere me bletë.

Kështu, ai largon stresin që i shkaktohet herë pas here, kur këtu ka tensionim të situatës.

Lulzim Hetemi, banor i Bistricës ka potencuar se “ Kjo është puna që unë e bëj tash, por edhe pasluftës. Babë e babgjysh”

Hetemi rrëfen se sikur tash, edhe në të kaluarën, sa herë që janë vendosur barikada, jeta u është vështirësuar shumë.

“Na grafikojmë në komunë të Leposaviqit, do të thotë shërbime nuk ke, me rregullu ndonjë dokument nuk mundesh, magjistralja bllokohet, vështirësitë kanë qenë dhe janë çdo herë”, ka potencuar Hetemi.

Këtë vit, përkundër barrikadave, ai tregon se lëvizja u është lehtësuar me asfaltimin e një rruge alternative.

“Është pak ma larg, por e kanë asfaltuar dhe është më mirë se herat e tjera kur i kanë vendosë barikadat. Rruga ka qenë e pakalueshme, është deshtë në këmbë me shku, ose ke qenë totalisht i bllokuar”, ka thënë Hetemi.

Në vështirësi, janë edhe banorët e fshtarave të tjera të Leposaviqit, Koshtovë dhe Cerajë.

Avdi Bekteshi kërkon nga Qeveria që të bëhet një zgjidhje më e shpejtë për barrikadat, sepse në të kundërtën do të kenë probleme në lëvizje.

“Është 30 kilometra deri në Stan Tërg, kthesa të mëdha, mali, ura, shumë e rrezikshme është. Kur do të ketë ngrica do të mbesim të mbyllur. Shpresojmë që bëjnë diçka dhe ne i hapin rrugët, sepse janë katër barrikada deri këtu”, ka thënë Bekteshi.

Në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit, përgjatë viteve të fundit ka ndodhur një shpërngulje e madhe e popullatës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika