Futbollisti brazilian, Dani Alves, mbetet prapa grilave në burgun Brians 2, pranë kryeqytetit katalunas të Barcelonës.
Ai u dërgua në burg më shumë se një javë më parë, pasi u akuzua për një sulm të dyshuar seksual në një klub nate.
Avokati i tij, Cristabal Martell, pritet të bëjë një apel për të kërkuar lirimin e përkohshëm të mbrojtësit të djathtë brazilian.
Ndërkohë, gazeta La Vanguardia ka publikuar këtë të dielë një artikull, në të cilin, zbulon se si jeta e Alves në burg është, sipas burimeve të shumta, një përzierje e personave zyrtarë, jozyrtarë, brenda dhe jashtë qendrës së vuajtjes së dënimit.
Gazeta katalunase ka bërë me dije se “përshtatja e Alves po bëhet shëmbullore”.
Si është jeta e Dani Alves në burg?
Ata, madje, zbulojnë se Alves, i cili u arrestua më 20 janar, i akuzuar për një sulm seksual të kryer në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë më 30 dhjetor, ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të parë të futbollit me të burgosurit e tjerë.
Kjo ndodhi të enjten e kaluar dhe prania e yllit brazilian ngjalli një pritshmëri të madhe në oborrin e burgut te shokët e tij të burgosur, të cilët donin ta shihnin duke luajtur.
Sipas La Vanguardia, Alves, i cili mbahet në paraburgim pa kusht, ndan një qeli me dikë që tashmë e njeh. Ai është një burrë brazilian i njohur si Coutinho, i cili ishte truproja e Ronaldinhos në disa nga klubet e natës së Barcelonës.
Ndërkaq, ‘Ya es mediodia‘ ka raportuar se Alves ka blerë gjërat e nevojshme me kartën e burgut prej 100 euro.
Blerjet e tij përfshijnë artikuj të tillë si katër kanaçe të peshkut, katër kos, një shishe shampo, një deodorant dhe disa pije energjike.
Pasi u dërgua në burg, Alves u lirua nga ekipi i tij i fundit, Pumas, i cili njoftoi se ia ndërpreu kontratën.
“Ne nuk mund të lejojmë që sjellja e ndonjë personi të dëmtojë këtë filozofi të punës,” ka thënë presidenti i klubit, Leopoldo Silva.
Futbollisti që tani nuk është me skuadrën meksikane UNAM Pumas, pranoi se kishte qenë në klubin “Sutton” më 30 dhjetor, kur edhe ndodhi krimi i dyshuar seksual.
Por, ai ka deklaruar për pafajësinë e tij në një intervistë televizive spanjolle, pasi një gjykatë konfirmoi se kishte hapur një hetim zyrtar, duke këmbëngulur “Unë nuk e di se kush është kjo zonjë.