Jeta në rrënoja, vendet antike që strehojnë të zhvendosurit e Sirisë

Shkëmbinjtë e mbledhur nga vendi ankorohen në tendën e tyre, një nga disa dhjetra që po strehojnë familjet që kanë ikur nga shtëpitë e tyre gjatë luftës dhjetëvjeçare siriane

Vendet antike që strehojnë të zhvendosurit e Sirisë
Vendet antike që strehojnë të zhvendosurit e Sirisë

Të zhvendosurit nga Siria ballafaqohen me kushte të rënda të jetesës, qoftë brenda vendot qoftë edhe në shtetet për rreth.

Ata kanë varur rrobat e tyre për t’u tharë në dy linja të lidhura midis çadrës dhe një portiku të lashtë prej guri.

Fëmijët e tyre ngjiten mbi shkëmbinj dhe ekuilibrohen në mure në një shesh lojërash të pazakontë dhe të rrezikshëm.

“Në verë përballemi me akrepat, gjarpërinjtë dhe pluhurin, dhe të gjitha presionet e jetës, dhe në dimër me të ftohtin. Situata është e dëshpëruar. Nuk ka shërbime shëndetësore”, ka thënë njëri nga refugjatët sirian.

Mohamad Othman kujton se kishte shkuar në ekskursione shkollore në vendet e lashta arkeologjike në Siri, duke mos e imagjinuar kurrë që një prej tyre do të bëhej shtëpia e tij.

Ai ka thënë se granatimet i detyruantë largoheshin nga fshati i tyre pranë Maarat al-Numan, një zonë afër vijës së frontit midis qeverisë dhe forcave rebele që është goditur në periudha të ndryshme konflikti gjatë konfliktit dhjetëvjeçar të Sirisë.

“Kur filloi bombardimi dhe sulmi i fundit, ne u nisëm për të ardhur këtu. Nuk gjetëm vend ku të strehoheshim, kështu që jetuam këtu mes rrënojave”, tha ai.

Vendi, një vendbanim i hershëm i krishterë me rrënoja që datojnë në shekullin e 5-të, ka qenë i popullarizuar me të zhvendosurit sepse nuk duhet të paguajnë për të qëndruar atje, ndryshe nga zonat e tjera ku pronarët e tokave marrin qira.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika