Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës së partisë “Guxo”, në Prishtinë, të mërkurën e 31 gushtit.
Këtë e ka bërë të ditur Statovci, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se iu besua detyra e kryetares në kryeqendër.
“Sot Prishtina me mbi 273 delegatë, më besoi si Kryetare e degës së partisë Guxo në Kryeqytet”, ka shkruar Statovci.
Më tej, ajo ka shtuar se ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështjetjen e madhe që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e fundit.
“’GUXO’ nuk do të ishte projekt i mundur pa mbështetjen e parezervë që ju keni dhënë që nga 14 shkurti. Ky projekt politik ka premtuar zhvillimin e mëtutjeshëm, dhe ky premtim po realizohet me vullnetin tuaj, andaj të gjitha nderimet ju takojnë juve”, ka theksuar ajo.
Ndër të tjera, ajo i ka falënderuar të gjithë për moshumbjen e shpresës se Kosova mund të ndryshojë.
“Ju faleminderoj të gjithë, jo vetëm për natën e sotme, javët e kaluara, por për gjithë anagazhimin, besimin dhe sidomos mos humbjen e shpresës se Kosova mund të ndryshojë”, ka vijuar Statovci.
“Ju jeni motori i ndryshimeve, ju jeni motivuesit e aktivitetit tonë politk, ju guxoni dhe Zoti ju bekoftë”, ishin fjalët e kryetares së sapo zgjedhur, deputetes Jeta Statovci.
Lista “Guxo”, e cila është themeluar me 5 nëntor të vitit 2020 nga presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, është duke zgjedhur kryetarët e degëve të saj në qytetet e Kosovës.
Kjo nismë ka filluar në qytetin e Pejës, duke zgjedhur kryetare të degës, Donika Gërvallen, e cila në të njëjtën kohë është edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.