Gjenden mbetje mortore në një pyll, dyshohet të jenë të Bedri Rexhepit

Bedri Rexhepi është zhdukur qysh nga prilli i 2021-ës, ndërsa të premten Jeton Vllasaliu e ka pranuar se e ka vrarë atë, një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati Berat Tmava. Po ashtu, të njëjtën ditë nga policia janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen të jenë të personit të vrarë

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të premten se ka identifikuar një lokacion të dyshimtë në Novobërdë ku dyshohet të jetë trupi i zhdukur i Bedri Rexhepit.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, janë siguruar prova shtesë lidhur me rastin që dyshohet se është “Rrëmbim”. Dhe se janë gjetur, disa mbetje mortore në një zonë kodrinore-malore në Novobërdë.

“Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” “, thuhet në njoftimin nga Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e këtyre mbetjeve mortore.

Prokuroria ka thënë se mbetjet mortore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e tyre.

Jeton Vllasaliu e pranon se e ka vrarë Bedri Rexhepin

Jeton Vallasaliu, e ka pranuar para prokurorisë se e ka vrarë Bedri Rexhepin i cili ishte zhdukur qysh në prillin e 2021-ës.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij për RTV Dukagjinin, Berat Tmava.

“Meqë është publikuar në media, e konfirmoj se klienti im e ka pranuar se e ka vrarë Rexhepin”, tha shkurt ai duke shtuar se nuk do të japin detaje meqë mund të ndikojë në hetim.

Gjithashtu, pas njoftimit nga Prokuroria, avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha, ka deklaruar se ka zhvillime të reja për rastin e Bedri Rexhepit, por ka kërkuar për mirëkuptim derisa organet e hetuesisë të dalin me njoftim zyrtar, i cili sipas tij, do të vijë së shpejti.

Ndërsa, i njëjti në një postim në Facebook ka shkruar se “pritjes për të ditur për fatin e tij (Bedri Rexhepit) po i vjen fundi, por fatkeqësisht jo edhe jo dhimbjeve shpirtërore të familjes dhe miqve të Bedriut”.

“Këto nga sot do jenë edhe më të mëdha e më të rënda, në pritje të një vendimi të drejt e të ligjshëm për rastin e tij”, ka shtuar tutje avokati Berisha.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika