Jevtiq i Listës Serbe: Edhe serbët nga jugu mund t’i braktisin institucionet

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se përveç serbëve të veriut, edhe serbët e tjerë që jetojnë në Kosovë, mund të largohen nga institucionet e Kosovës

Dalibor Jevtiq, Lista Serbe





Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se ekziston mundësia që edhe serbët në jug të Mitrovicës të largohen nga institucionet e Kosovës.

Ai e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosrespektim të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Jevtiq tha për Tanjug se situata në Kosovë, sidomos për serbët lokalë, po vështirësohet teksa e ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila sipas tij, nuk është duke e bërë punën si duhet në mënyrë që situata të qetësohet.

Braktisjen e institucioneve nga serbët, përveç atyre në veri, e ka paralajmëruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika