“Jo negociata me Rusinë”, Zelensky – Erdogan: S’i pranojmë ata që po na shkatërrojnë

Presidenti i Ukrainës nuk e sheh të mundur një samit paqeje me përfaqësues të Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk e sheh të mundur një samit paqeje me përfaqësues të Rusisë, të propozuar nga homologu turk Recep Tayip Erdogan.

Ky i fundit e priti Zelenskyn në Stamboll, për të diskutuar pikërisht mbi një samit paqeje, ose një dialog dypalësh Ukrainë-Rusi të moderuar nga Ankaraja.

“Nuk e kuptoj se si mund të ftojmë njerëz që bllokojnë, shkatërrojnë dhe vrasin gjithçka. Ne duam të shohim rezultate konkrete për paqen në Ukrainë. Ndaj, së pari, janë vendet e civilizuara të botës që do hartojnë një plan të detajuar përmes të cilit do të ketë rezultate dhe vetëm atëherë do mund të përfshihen përfaqësues të Rusisë”, ka thënë Zelensky.

Dy presidentët nënshkruan edhe disa akorde, përfshirë ato për lehtësimin e tregtisë dypalëshe dhe bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve. Zelensky vizitoi edhe një kantier ku po ndërtohet një luftanije për marinën ukrainase. /Euronews.al

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika