Presidenti amerikan Joe Biden ka rifilluar traditen e të folurit në darkën vjetore të korrospodentëve të Shtëpisë së Bardhë, pas një ndërprerje presidenciale gjashtëvjeçare.
Biden është lideri i parë që flet në këtë event dhe përballet me tallje miqësore para një audience të gazetarëve, që nga viti 2016, transmeton “BBC NEWS”. Kjo darkë u anulua dy vjet për shkak të pandemisë dhe u bojkutua nga Donald Trump kur ishte në detyrë.
Moderatori i “The Daily Show”, Trevor Noah ka udhëhequr këtë event. Ndërsa, të famshmëve iu bashkuan gazetarë të njohur dhe zyrtarë të lartë amerikanë për “gala”. “Gala” është një traditë e shtypit amerikan që daton që nga viti 1921. Disa prej të ftuarve të famshëm ishin: Chris Trucker, Kim Kardashian, Drew Barrymore dhe Pete Davidson.
Joe Biden ka përmendur faktin se është presidenti i parë që merrë pjesë në këtë ngjarje që nga viti 2016.
“Kjo është hera e parë që një president merr pjesë në këtë darkë në gjashtë vjet. Arsyeja është e kuptueshme, ne patëm një murtajë të tmerrshme dy vjet, COVID-19”, ka thënë Biden.
Trevor Noah për Joe Biden ka thënë: “Në të vërtetë është mirë të kesh edhe një herë, një pesident që nuk ka frikë të vijë në darkën e korrospodentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të dëgjoj shaka për vetën e tij”. Noah për Biden ka shtuar se që prej ardhjes së tij në pushtet gjërat po shkojnë shumë mirë. Gazi, qiraja, ushqimi dhe gjithçkaje iu është rritur çmimi.
Presidenti amerikan Joe Biden ka anashkaluar darkën e mbrëmjes dhe mori pjesë vetëm në programin e folësve.