Joe Biden: Mezi pres t’i nënshkruaj protokollet e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Njëzet e tre nga 30 aleatët e NATO-s kanë dhënë tashmë vulën e nevojshme formale të miratimit për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake. Me 95 vota për dhe një kundër Senati i SHBA-së ka votuar pro anëtarësimit në NATO të të dyja vendeve skandinave

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Më shumë se dy të tretat e antarëve të NATO-s kanë ratifikuar tashmë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, më pak se një muaj pasi dy vendet skandinave kanë përfunduar bisedimet për pranim.

Njëzet e tre nga 30 aleatët e NATO-s kanë dhënë tashmë vulën e nevojshme formale të miratimit për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake.

Me 95 vota për dhe një kundër Senati i SHBA-së ka votuar pro anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Ndëkaq edhe parlamenti italian e ka miratuar këtë vendim me 202 vota pro, 13 kundër dhe një abstenim.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka përshëndetur “votimin historik” në një deklaratë, duke thënë se “dërgon një sinjal të rëndësishëm të angazhimit të qëndrueshëm, dypartiak të SHBA-së ndaj NATO-s dhe për të siguruar që Aleanca jonë të jetë e përgatitur për t’i përballuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes”.

“Bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në Aleancë do të forcojë më tej sigurinë kolektive të NATO-s dhe do të thellojë partneritetin transatlantik”.

“Mezi pres të nënshkruaj protokollet e pranimit dhe të mirëpres Suedinë dhe Finlandën, dy demokraci të forta me ushtri shumë të afta, në aleanca më e madhe mbrojtëse në histori”, ka shtuar Biden.

Votat në SHBA dhe Itali kanë ardhur vetëm një ditë pasi ligjvënësit francezë gjithashtu kanë mbështetur pranimin e dy vendeve në NATO me një votim 209-46, raporton euronews.

Finlanda e cila kufizohet me Rusinë, dhe Suedia ishin tradicionalisht kundër bashkimit me aleancën ushtarake, por opinioni publik në të dyja vendet e ka ndryshuar me shpejtësi pasi Moska filloi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Ndërkaq, më pak se dy muaj më vonë, ata kanë dorëzuar njëkohësisht letrat e tyre zyrtare të aplikimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika